Beograd, 30 tetor – Presidenti serb Aleksandër Vuçiq, deklaroi se në video takimin për “mini Shengenin”, ishin sjellë disa vendime të rëndësishme zbatimi i të cilave do të fillojë më 10 nëntor.
Qytetarët e tre vendeve nga 10 nëntori do të mund të udhëtojnë nga një vend në tjetrin pa test PCR.
“Kishim takim të gjatë me Ramën dhe Zaevin dhe mendoj se ishte me rëndësi që të sjellim disa vendime të rëndësishme, të cilat do të zbatohen më së voni nga 10 nëntori. Deri atëherë, pa test PCR do të mund të shkohet në Shqipëri dhe Maqedoni të Veriut, ose prej atje në Serbi”, tha Vuçiqi.
Ai shtoi se ministrat e Shëndetësisë në ditët në vijim do të formulojnë marrëveshje se si t’i ndihmojmë njëri-tjetrit, të mund të pranojmë pacientë nga Shkupi dhe nga Tirana, ata të mund të pranojnë shtetas serbë të cilët gjenden në territorin e tyre, se si të rregullohen shpenzimet.
“Të shohim se si t’i ndihmojmë njëri-tjetrit me vaksinat, të paraqitemi diku bashkë në furnizimin e vaksinave”, tha Vuçiqi, duke shtuar se kjo ishte vetëm një nga pikat e takimit, i cili ka të bëjë me kovid-19.
Vuçiqi tha se në samit është folur për përforcimin e bashkëpunimit politik.
“Kishim interes disa kandidatë tanë të mbështesim, ndërsa ne të mbështesim disa kandidatë të tjerë dhe kjo do të funksionojë më mirë në të ardhmen”, tha Vuçiqi.
Ai potencoi se është arritur marrëveshje në tri pika, mes tjerash edhe vonesat në kufi të zvogëlohen sa më shpejtë që është e mundur.
Sipas Vuçiqit, është biseduar edhe për lejet e punës, pastaj për gjendjen e jashtëzakonshme, gjegjësisht ndihmës njëri – tjetrit kur do të paraqiten fatkeqësi natyrore, si dhe punë më e shpejtë e Doganës.
“Nga 10 nëntori do të mund të hynë në territorin e të dy vendeve vetëm me një letërnjoftim”, shtoi Vuçiqi.
Folëm edhe për investimet e mëtutjeshme, për atë se si mundemi bashkë të tentojmë që më së miri t’i prezantojmë projektet tona, me qëllim që të nxjerrim më shumë para nga ato tetë plus një miliardë të premtuara nga Komisioni Evropian. Mendoj se këto janë rezultate të mira dhe shumë të rëndësishme për ne”, tha Vuçiqi.
Siç tha, ftesa për Malin e Zi dhe Prishtinën që të përfshihen iniciativës së mini Shengenit mbetet e hapur.