Vuçiq nesër në Shkup në inaugurimin e Pendarovskit

Presidenti i Republikës së Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nesër do të qëndrojë në Shkup në inaugurimin e presidentit të sapozgjedhur të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, konfirmoi kabineti i tij.

Menjëherë pas fitores së Pendarovskit në zgjedhjet presidenciale, presidenti serb Aleksandar Vuçiq i dërgoi urim me rastin e zgjedhjes president.

“Ua uroj zgjedhjen për president të Maqedonisë së Veriut, me dëshira për sukses në funksionin e përgjegjshëm”, kumtuan nga Kabineti i presidentit serb. Shpresoj se në të ardhmen do të vendosim bashkëpunim të mirë. Pres veçanërisht ta stimulojmë bashkëpunimin në sferën e ekonomisë, si edhe në të gjitha sferat e tjera me interes të përbashkët ndërsa në dobi të qytetarëve të dy vendeve tona”, shkruan në urim Vuçiq për Pendarovskin. (koha.mk)