Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, ka folur për gjetjen e një zgjidhje mbi problemin me Kosovën, duke thënë që është e domosdoshme që një gjë e tillë të ndodhë në të ardhmen.
Vuçiq, në një interistë për një medium austriak ka thënë që nëse shqiptarët dhe serbët nuk arrijnë të gjejnë një zgjidhje për Kosovën, për të cilën marrëveshjet dhe lëshimet janë të domosdoshme, kjo do të ishte një gabim tjetër në historinë e dy popujve më të mëdhenj të Ballkanit, transmeton lajmi.net.
Këto deklarata, Presidenti serb i ka bërë gjatë vizitës zyrtare në Austri, duke falënderuar kancelarin austriak, Sebastian Kuro, për çasjen dhe mbështetjen e dhënë ndaj popullit serb, si dhe aspiratave të Serbisë për anëtarësim në BE.