Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, në një fjalim para mijëra serbëve që dolën për të përkrahur atë tha se nuk do të lejojë që serbët të largohen nga Kosova.
“Nuk mendoj se ne do lejojnë sulmet apo dëbimin e popullit tonë nga vatrat e tyre shekullore. Asnjëherë dhe për askënd nuk do të lejojmë”, tha ai, njofton Klan Kosova, transmeton gazeta Koha.
Ai po ashtu theksoi se kjo ishte mbledhja më e madhe që nga 5 tetori.
“Gjashtë vjet e gjysmë punë për Serbinë ishin të vlefshme këtë mbrëmje”, tha ai.
Tanjug raporton se rreth 150 mijë njerëz ishin tubuar në Beograd, ndërkaq Vuçiq ftoi edhe serbët e Kosovës që ecën në kmëb deri në Beograd që të qëndrojnë me ta.