Vuçiq: Në rastin më të mirë dialogu do të rifillonte në dhjetor

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq tha në New York pas takimit me sekretarin amerikan të Shtetit, Mike Pompeo se dialogu midis Beogradit dhe Prishtinës, në rastin më të mirë, do të rifillonte në fillim të dhjetorit.

I pyetur nëse Beogradi dhe Prishtina, pas takimit të tij me Pompeon, janë më afër vazhdimit të dialogut, Vuçiq tha se kjo vështirë se mund të pritet para zgjedhjeve që do të mbahen në Kosovë, transmeton Klan Kosova.

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo ka thënë mbrëmë se normalizimi i raporteve të Serbisë me Kosovën, do ta forcojë stabilitetin dhe prosperitetin e Serbisë dhe Ballkanit Perëndimor.