Moskë, 2 tetor – Presidenti serb Aleksandar Vuçiq sot do të bisedojë në Moskë me presidentin e Rusisë Vladimir Putin, dhe sipas tij ky është një prej takimeve më të rëndësishme krahasuar me të gjitha që i ka pasur me të në vitet e fundit, njoftoi Tanjug.
“Gjendja në rajonin tonë është shumë e komplikuar, duhet të matet çdo fjalë dhe veprim politik. Në momentin kur ekonomikisht po përparojmë, kemi probleme të mëdha politike në rajon dhe për shumicën prej tyre nuk është e sigurt çfarë rezultati mund të kenë nëse ndodh ndonjë shkelje e stabilitetit dhe paqes”, theksoi mbrëmë Vuçiq në një deklaratë për mediat serbe në Moskë.
Ai paralajmëroi se me Putinin do të bisedojnë për marrëdhëniet bilaterale për situatën në rajon dhe në botë që të marrë këshilla edhe si Rusia t’i ndihmojë Serbisë në realizimin e qëllimeve politike dhe nacionale.
“Do të bisedojmë edhe për shumë projekte konkrete. Ato janë të rëndësishme për jetë më të mirë të qytetarëve tanë, standardin jetësor të njerëzve tanë”, shtoi Vuçiq.