Aleksandar Vuçiq sot dha betimin në Kuvendin e Serbisë dhe e mori detyrën shef i shtetit. “Betohem se të gjitha forcat e mia do t’ia kushtoj ruajtjes të sovranitetit dhe tërë territorit të Republikës së Serbisë, përfshirë edhe Kosovës e Metohisë, si pjesë të saj përbërëse, si dhe realizimit të të drejtave dhe lirive të njeriut dhe të pakicave, respektimit dhe mbrojtjes së Kushtetutës dhe ligjeve, ruajtjes së paqes dhe mirëqenies së të gjithë qytetarëve të Republikës së Serbisë dhe se me vetëdije dhe me përgjegjësi do t’i përmbush të gjitha detyrat”, theksoi Vuçiq. Vuçiq është zgjedhur president i Serbisë në raundin e parë të zgjedhjeve më 2 prill me rreth 56 për qind të votave të fituara përkatësisht me mbështetjen e mbi dy milionë votuesve.