Vuçiq: Me Prishtinën mund të bisedohet çdokund, por nën mbikëqyrje të BE-së

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se dialogu ndërmjet Serbisë dhe Kosovës mund të mbahet çdokund, por nën mbikëqyrjen e Bashkimit Evropian. Gjatë një interviste të mbrëmshme në rrjetin televiziv, Happy, ai theksoi se për ndryshim të formatit të bisedimeve, që do të thotë përfshirjen e faktorëve të rinj, do të duhej të zhvilloheshin negociata. Vuçiq ka theksuar se dialogu i brendshëm në Serbi për Kosovën duhet të zhvillohet dhe se qyetarët “nuk do të zgjohen” me njohurinë se Vuçiq e ka pranuar pavarësinë e Kosovës, ndërsa Serbia nuk ka fituar asgjë.