Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka thënë se sot i është konfirmuar se ka pasur të drejtë ditë më parë kur ka thënë se Samiti i Parisit nuk do të mbahet.
Ai ka thënë para gazetarëve se shqiptarët nuk duan që në Paris ta përsërisin dështimin siç ka ngjarë sipas tij në Samitin e Berlinit, shkruan Tanjug, transmeton Klan Kosova.
Kurse për takimin e mbrëmshëm në mes të Avni Arifit dhe Marko Gjuriq ai ka deklaruar se e ka dërguar drejtorin e Zyrës për Kosovën në Berlin për parapërgatitje të Samitit të Parisit. “Markon e kam dërguar personalisht në atë takim”.