Beograd, 25 mars – Partia Progresive Serbe (SNS) nuk mori vendim përfundimtar për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, por tani jemi më afër tyre, sesa më herët, deklaroi sonte presidenti serb Aleksandar Vuçiq pas përfundimit të seancës së Presidencës së partisë së tij.
Vuçiq, i cili është edhe lider i SNS, theksoi se vendimi përfundimtar për shpallje të zgjedhjeve të parakohshme nuk është marrë, edhe pse të gjithë anëtarët të Presidencës kanë votuar “pro”, përveç tij, që ka “abstenuar”.
Ai potencoi edhe se Presidenca e SNS i ka shprehur mbështetje unanime për vendimin e tij që të mos negociojë me liderët e koalicionit opozitar Lidhja për Serbinë (SzS), Daragan Gjilas, Vuk Jeremiq dhe Boshko Obradoviq.