Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka deklaruar se gjatë qëndrimit në Nju Jork ka pasur takime të vështira dhe është dashur të përballet vazhdimisht me temën e Kosovës.
“Unë isha duke shpresuar për një mirëkuptim më të madh, jo vetëm për serbët në Kosovë, por edhe për Serbinë. Sinqerisht unë nuk jam i kënaqur me atë që kam arritur në bisedimet e këtyre ditëve në Nju Jork”, tha Vuçiq në një intervistë për RTS.
Vuçiq ka deklaruar se Serbia është gjithmonë e gatshme për dialog dhe kompromis me Kosovën, por nuk është e gatshme për poshtërim. “Nuk po bisedojmë vetëm me shqiptarët, por po bisedojmë edhe me ata që e krijuar Kosovën e pavarur”, ka thënë Vuçiq.