Beograd, 13 tetor – Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq sot gjatë bisedave me serbet e Kosovës, deklaroi se i ka thënë përfaqaësuesit të posaçëm të Bashkimit Evropian për negociatat mes Beogradit dhe Prishtinës, Mirosllav Lajçak, që “ta qetësojnë Prishtinën dhe nëse ata nuk munden – ne do ta bëjmë”, njoftoi Beta.
“Më thanë – punojmë në këtë”, tha Vuçiq, duke shtuar se “Prishtina për aksionin e sotëm policor në veri të Kosovës ka përkrahje nga të paktën një shtet perëndimor, i cili nuk është anëtar i Bashkimit Evropian”.
Ai i porositi serbet se “Beogradi do të jetë me ta” dhe të jenë racionalë në vendimet e tyre.