Vuçiq: I respektojmë marrëveshjet, por jo sipas ligjeve të Kosovës

28

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka ripërsëritur se gjithë çka është nënshkruar në Bruksel patjetër do të zbatohet, por jo në përputhje me dispozitat e Kosovës.

Kështu u shpreh para gazetarëve presidenti serb gjatë vizitës në rastin e përfundimit të punimeve në objektin e galerisë “Belgrade” në kuadër të projektit “Beogradi mbi ujë”, transmeton Koha.net.

Ai ka shtuar se mesazhet nga Prishtina për të shumë shpesh janë të paqarta, meqenëse janë joracionale.

“edhe pse kam kujtuar se kam përvojë, ndoshta më shumë se kushdo në këtë pjesë të botës, qoftë për shkak të takimeve me liderë por edhe për shkak të moshës. Unë kuptoj kundërshtarin kur sillet në mënyrë racionale. Ata nuk mund t’i përjetojë si kundërshtarë, meqenëse dëshiroj paqe dhe bashkëpunim me shqiptarët, por ndonjëherë qasjen e tyre për zgjidhjen e problemeve nuk mund ta kuptoj”, është shprehur Vuciq.

“Por, do ta qojmë më tutje, për ne gjëja me e rëndësishme është që Serbia të ndërtohet dhe të përparojë, por do të bisedojmë”, ka shtuar Vuciq, transmeton Koha.net raportimin e mediave serbe.

Comments are closed.