Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiqi, sot theksoi se i ka refuzuar të gjitha propozimet e pretenduara të kompromisit lidhur me gjendjen në Kosovë. Sipas tij, nuk do të bisedojë për atë, por nuk theksoi kur kanë mbërritur propozimet apo çfarë është ofruar, lajmëroi Beta.
Ai shtoi se durimi i Serbisë nuk është i pakufizuar, se “gjithçka mund të bëhet me forcë, por se serbët nuk do të pajtohen me ato hapa”.
“Nëse vazhdon të rrezikohet prona e serbëve në veri të Kosovës, do t’i bëjmë thirrje KFOR-it dhe NATO-s t’i mbrojnë jetët dhe pronat e popullatës serbe, por nuk do të lejojmë dhunë dhe ndjekje në vitin 2004”, tha Vuçiqi.
Ai deklaroi se aksioni i sotëm i policisë së Kosovës, e cila nga automjetet me targa neutrale statusi “KS” i ka sekuestruar targat në veri të Kosovës, është zbatuar në kundërshtim me marrëveshjen e Brukselit, dhe se “aksioni u zbatua pa kurrfarë marrëveshje me askënd”.
Ai paralajmëroi nesër mbajtjen e seancës së Këshillit për Siguri Kombëtare.