Në një konferencë për media e cila po mbahet në fshatin austriak, AlpBach, në kuadër të forumit Evropian Albach presidenti i Serbisë Aleksandër Vuciq është shprehur i gatshëm për një zgjidhje të mundshme afatgjate me Kosovën, e cila nënkupton paqen në mes të të dyja komuniteteve.
Vuciq ka thënë që edhe ai por edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi janë duke punuar për këtë zgjidhje jo për veten e tyre po për popujt e dy vendeve.
Po ashtu Vuciq ka thënë që shpreson që edhe serbët të i lënë anash luftërat e së kaluarës dhe të ndërtojnë një paqe për të dyja vendet. /ZËRI