Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq para pak çastesh deklaroi në Forumin e Bratislavës ku po merr pjesë edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi se nëse taksa ndaj produkteve serbe hiqet, atëherë dialogu do të filloj menjëherë raporton “Zeri.info”.
“Nëse hiqet taksa e rifillojmë njëherë dialogun. Ky është qëndrimi jonë”, deklaroi Vuçiq.