Vuçiq është kandidati më serioz për president të Serbisë

22

Kryeministri aktual serb Aleksandar Vuçiq është kandidat udhëheqës në zgjedhjet presidenciale në Serbi, me atë që gëzon mbështetje të 53,4 për qind të zgjedhësve, thonë anketat.

Zgjedhjet për president të Serbisë do të mbahen të hënën, 2 prill, ndërsa dy javë më vonë, më 16 prill do të ketë rreth të dytë, nëse në të parin anjë kandidat nuk fiton mbi 50 prë qind të votave.

Siç transmeton TASS, sipas rezultateve të agjencisë Ipsos të publikuara disa orë para heshtjes zgjedhore, në vend të dytë është Sasha Jankoviq – kandidat i nismës civile “Serbia pa frikë”, me 12,8 për qind besim. Në vend të tretë, me 9,5 për qind vijon Luka Maksimoviq, më i njohur me pseudonimin Lubisha Preletaçeviq. Në vend të katërt është Vuk Jeremiq me 6,8 për qind mbështetje.

Në Serbi janë regjistruar rreth 6.800.000 qytetarë me të drejtë vote. Sipas hetimeve të mendimit publik, 58,3 për qind prej tyre kanë qëllim të votojnë. Përveç qytetarëve të vendit, do të votojnë edhe diaspora serbe nga 32 shtete të botës.

Comments are closed.