Beograd, 4 tetor – Presidenti serb dhe komandant suprem i Ushtrisë së Serbisë, Aleksandar Vuçiq sot herët në mëngjes e tërhoqi urdhrin për gatishmëri të rritur ushtarake të forcave për reagim urgjent dhe të shpejtë.
“Presidenti i Serbisë dhe komandant suprem i Armatës së Serbisë Aleksandar Vuçiq herët në mëngjes, në pajtueshmëri të autorizimeve të tij të caktuara me Ligjin për mbrojtje, ministrit të Mbrojtjes Aleksandar Vulin dhe shefit të Shtatmadhorisë së Ushtrisë së Serbisë Millan Mojsilloviq, u dërgoi urdhër për tërheqjen e gatishmërisë së rritur ushtarake të forcave për reagim urgjent dhe të shpejtë”, njoftoi Ministria e Mbrojtjes.
Ushtria e Serbisë në bashkëpunim me strukturat e tjera të sigurisë, në pajtueshmëri të urdhrit të komandantit suprem, edhe më tej e ndjek situatën e sigurisë dhe është e gatshme në çdo moment ta mbrojë shtetin dhe të gjithë qytetarët, pa dallim se ku jetojnë”, njofton Ministria resore.