Vuçiq do dialog me Kosovën, por jo zgjidhje të komanduar

22

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi sot se Beogradi është i gatshëm për të vazhduar dialogun me Prishtinën, porse nuk do të lejojë që dikush t’i urdhërojë se cila do të jetë zgjidhja, raporton agjencia serbe e lajmeve FoNet t’i ketë deklaruar TV Pink.

“Ka mbetur pak kohë, por duhet të jemi të përkushtuar partisë dhe të durueshëm” është shprehur Vuçiq me fjalorin e negocimit me Kosovën.

I pyetur nëse do të mbahet samiti i Parisit, Vuçiq është përgjigjur “paj një ditë do të mbahet”, ndërsa pyetjes tjetër nëse kjo do të ndodhë gjatë korrikut, ka thënë “shpresoj”.

Ai për TV Pink ka vlerësuar se problem për dialogun është fakti se Serbia nuk e pranon pavarësinë e Kosovës dhe ka shtuar se Beogradi nuk negocion me Prishtinën, meqë Perëndimi negocion për Prishtinën.

Comments are closed.