Bruksel, 8 nëntor 2018 – Presidentët e Kosovës dhe të Serbisë kanë arrit në Bruksel në raund të ri bisedimesh në kuadër të dialogut Beograd- Prishtinë për normalizimin e raporteve nën patronazhin e përfaqësueses së lartë për Punë të Jashtme të BE-së, Federika Mogerini.
Para fillimit të takimit, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi porositi se do të japin maksimumin për gjetjen e kompromisit, lajmëron korrespondentja e MIA-s nga Brukseli.
“E di se nu do të jetë lehtë, përkundrazi ka vështirësi, pengesa, konfrontime, por arritja e kompromisit është mundësia më e mirë e afrimit me perspektivën evropiane të vendeve”, ka porositur Thaçi.
Mogerini do të realizojë takim me Thaçin, pastaj me Aleksandar Vuçiqin ku duhet të mbahet darkë e përbashkët pune. BE pret që dy palët të tregojnë gatishmëri për “intensifikimin e punës për arritjen e marrëveshjes detyruese ligjore”.
Një nga temat më të vështira dhe më kontroverse në kuadër të dialogut është mundësia për shkëmbim të territoreve edhe pse askush zyrtarisht nuk e përmend si pjesë të negociatave.
Takimi zhvillohet edhe në kontekst të rritjes së taksës për importet e produkteve serbe dhe boshnjake në Kosovë, masë të cilën BE kërkoi shpjegim urgjent dhe konsideron se i prish obligimet e mara nga ana e Prishtinës në kuadër të procesit eurointegrues