Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka biseduar të martën në telefon me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi për rëndësinë dhe pasojat e vizitës së shefes së diplomacisë evropiane Federica Mogherini në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Të dy bashkëbiseduesit janë pajtuar se bisedimet dhe dialogu ndërmjet dy palëve janë me rëndësi thelbësore për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit, si dhe theksuan përkushtimin e përbashkët të implementimit të marrëveshjeve të Brukselit, ka bërë të ditur Qeveria e Serbisë, raporton KP.
Shefja e diplomacisë evropiane Federica Mogherini qëndroi javën e kaluar në rajonin e Ballkanit Perëndimor gjatë së cilës vizitoi Kosovën, Serbinë, Shqipërinë, Maqedoninë dhe Bosnjë e Hercegovinën.