Kandidati presidencial serb Aleksandar Vucic ka konfirmuar se ka dashur të vizitoj Kosovën, por edhe se nuk është informuar zyrtarisht për kushtëzimet e kësaj vizite, transmeton gazetametro.net. I pyetur a i kanë kushtëzuar autoritetet kosovare që më 29 mars të vijë në Kosovë dhe të vizitojë Leposaviqin, Vucic ka thënë se për këtë nuk është i informuar. Siç pretendohet ardhja e anëtarëve të delegacionit është kushtëzuar, dhe është kërkuar që disa ministra të qeverisë së Serbisë të mos vijnë, prej tyre, Nebojsa Stefanovic, dhe ministri i mbrojtjes serb Zoran Djordjevic. “Nuk kam dëgjuar për këtë. Por nëse dikush më kushtëzon… Mendova të shkoj, por tani është pikëpyetje a do të shkojë. A do të ndalojnë apo jo, kjo është çështja e tyre”, ka thënë Vucic mbrëmë për televizionin “Pink”.