Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic duke komentuar sot editorialin e shkruar të kyreministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj për Washington Post, tha se me deklaratat e Haradinajt u kuptua se nuk e kanë në mendje të tërheqin taksën për asnjë çmim, dhe se negociatat janë ‘ad akta’ , transmeton gazetametro.net.
(Ad Acta është frazë latine që përdoret kur diçka i shtohet fakteve ose mbyllet një temë).
Në pyetjen e një gazetari për deklaratën e Haradinajt se Vucici është i gatshëm ta njohë pavarësinë në këmbim për një pjesë të territorit të Kosovës, kryetari është pyetur se çfarë don të thotë dhe a ka fare nevojë t’i demantojë ato deklarata në tekstin, i cili, siç thekson ai, nuk ka kurrëfarë peshe të veçantë, pos se insinuon diçka në temën e marrëdhënieve të Serbisë e Rusisë.
Siç tha Vucic tutje, ai do t’u kërkojë serbëve nga Kosova, të cilët takon sot, për të vazhduar protestat paqësore dhe se shteti do të vazhdojë t’i tregojë bashkësisë ndërkombëtare jo vetëm dëmin, por edhe zhgënjimin e masave të Prishtinës që thellësisht shkatërrojnë paqen dhe stabilitetin.