Marrëdhëniet mes Serbisë dhe Anglisë, situata në regjion dhe rezultati i Samitit të Ballkanit Qendror i mbajtur në Londër, ishin temat që diskutuan sot presidenti serb Vuçiç dhe ambasadori anglez në Serbi, Denis Keefe.
Në muajt e fundit marrëdhëniet mes Serbisë dhe Anglisë ishin të tensionuar pasi që Anglia kishe thënë se do të iniciojë anulimin e debateve për Kosovën në Këshillin e Sigurimit.
Ministri serb Ivica Daçiç kishte protestuar ndaj kundër kësaj, transmeton Indeksonline.
Në korrik, presidenti Vuçiç tha se Anglia pret që të njehë pavarësinë e plotë të Kosovës. Ndërsa sot Vuçiç i tha ambasadorit Keefe se Serbia nuk pranon asnjë marrëveshje që është poshtëruese për Serbinë.
Ende nuk është bërë e ditur se nëse Keefe i ka thënë presidentit serb ndonjë gjë për Kosovën.