Presidenti i porsazgjedhur serb, Aleksandar Vuçiç nuk ka ndërmend të përfshihet në krizën maqedonase. Ai ka deklaruar se Beogradi s’ka për të ndërhyrë në çështjet e brendshme të vendit fqinj. Sipas Vuçiçit, është e një rëndësie kyçe që të ruhet qetësia e që gjendja të mbahet nën kontroll, apel ky të cilin ua përcolli të gjithë aktorëve politikë, të cilëve u kujtoi domosdoshmërinë e stabilitetit të Ballkanit. I pyetur mbi zgjedhjen e Talat Xhaferit në krye të Kuvendit maqedonas, Vuçiç preferoi të mos jepte një përgjigje direkte, po i mëshoi idesë së paqes e stabilitetit dhe jo përflakjes së situatës së brendshme politike.