Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, do të zhvillojë një vizitë në Tiranë në kuadër të samitit Brdo-Brijunit. Ky samit, nën udhëheqjen e Presidentit Ilir Meta, do të organizohet në Shqipëri në datat 7 dhe 8 maj. Liderët e rajonit do të mblidhen në Tiranë një periudhë kur pritet të zhvillohen edhe bisedimet për marrëveshjen përfundimtare midis Kosovës dhe Serbisë.