Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic, po mban një konferencë të jashtëzakonshme për media.
Ai ka thënë se prapa gjithë kësaj që Kosova po bën për ushtrinë qëndron Britania e Madhe dhe Gjermania.
Vucic ka thënë se Serbia ka investuar shumë për stabilitet, por se Kosova nuk po e do atë.
Ai ka thënë se Kosova është e interesuar vetëm për të luftuar Serbinë.
Ndryshe, votimi i ushtrisë nuk është pritur aspak mirë nga Serbia. Kryeministrja serbe, Ana Brnabic, madhe tha se ndërhyrja ushtarake është opsion në tavolinë.
Një ndërmarrje e tillë do të nënkuptonte ballafaqim me forcat në kuadër të NATO’s, duke përfshirë dhe SHBA’në.