Dialogu në Bruksel mund të fillojë vetëm kur Kosova heq taksën ndaj produkteve serbe, kështu të paktën po thotë Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic, transmeton Gazeta Metro.
Vucic ka thënë sot se Serbia tani është gati për dialog me Kosovën në mënyrë që të arrijë një marrëveshje përfundimtare, por sipas tij kjo mund të arrihet vetëm kur Kosova heq taksën ndaj produkteve të tyre.
“Pasojat e taksës kosovare ndaj mallrave serbe që ka në marrëdhëniet dhe në stabilitetin e rajonit dhe ka shfaqur gatishmërinë e Serbisë që dialogu të vazhdojë pasi që Kosova ta heqë taksën”, ka thënë Vucic për “N1”, transmeton Gazeta Metro.
Vucic dhe ambasadori i Gjermanisë në Beograd, Thomas Schieb, sot kanë biseduar për situatën në Ballkan e në veçanti për marrëdhëniet ndërmjet Serbisë e Kosovës.
Schieb e ka siguruar Vucicin se shumë shpejt do të krijohen kushtet për fillimin e bisedimeve dhe se Gjermania përkrahë fuqishëm dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit.