Vucic i lutet botës: Na ndihmoni, na hiqni taksën

Presidenti serb Aleksandar Vucic, ka thënë se druan që gjendja në Kosovë do të bëhet gjithnjë e më e vështirë.

Ai iu lut botës, me theks të veçantë për vendet e perëndimit, që ta kuptojnë se taksa e vendosur nga Kosova nuk i godet vetëm interesat e Serbisë por edhe të serbëve të Kosovës, transmeton gazetametro.net.

“E lus botën, sidomos fuqitë perëndimore ta kuptojnë mirë se taksa e vendosur nuk godet vetëm interesat e Serbisë, por popullin serbë në Kosovë”, ka thënë Vucic.

Ndërkaq, ai ka thënë se edhe pse festat po kalojnë, Prishtina nuk po e heqë taksën dhe bota po heshtë.

“Do të kalojnë edhe festat dhe duket se nuk planifikojnë ta largojnë taksën, bota vazhdon të heshtë dhe pret të ndodhë kush e di se çfarë”, ka shtuar Vucic.

Ndryshe, Qeveria e Kosovës ka ngulur këmbë rreth taksës, duke potencuar se ajo do të hiqet në kohën kur Serbia pajtohet ta njoh Kosovën