Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç vazhdon të bëjë viktimën për sa i përket çështjes së Kosovës. Vuçiç deklaroi se me shqiptarët e Kosovës, Serbia ka problem politik dhe komunikimi me ta është mjaft i vështirë. Sipas tij, shteti serb po përballet me njerëz të cilët nuk mund të diskutosh që mendojnë se çdo gjë mund të kryhet në rrugë jashtëligjore.
“Ne kemi problem politik me shqiptarët e Kosovës. Ne po merremi me njerëz me të cilët nuk mund të dialogosh dhe të cilët mendojnë se çdo gjë është e mundur të arrihet përmes rrugëve jo ligjore”, tha Vuçiç. Madje sipas Vuçiç, shqiptarët në Kosovë mendojnë se mund të arrijnë edhe persekutimin e serbëve.
“Ata mendojnë që është e mundur t’i persekutojnë serbët dhe të bëjnë gjithçka është e mundur kundër Serbisë”, deklaroi Vuçiç.