Vuani nga mbipesha? Kjo është mosha që mund të ketë truri juaj tani

42

Në një studim të fundit ndërsektorësh, studiuesit analizuan ndikimin e obezitetit në tru dhe zbuluan se truri i njerëzve obezë është 10 herë më i plakur se moshatarët e tyre në moshë të mesme.

Studimi i botuar në revistën “Neurobiology of Aging”, hetoi trurin e 473 personave nga mosha 20 deri në moshën 87 vjeç, për të parë nëse obeziteti është i lidhur me plakjen e trurit. Pasi shqyrtuan rast pas rasti, studiuesit “vunë re dallime të habitshme në vëllimin e materies së bardhë të trurit tek personat mbipeshë, krahasuar me atë të personave me peshë normale. Tek individët mbipeshë u vu re një reduktim i zgjeruar i shtresës së bardhë në tru në krahasim me njerëzit e tjerë”, – raportohet në Universitetin e Kembrixhit.

“Meqenëse edhe truri plaket, me kalimin e kohës, ai tkurret në madhësi, por nuk dihet nëse njerëzit mbipeshë kanë reduktim të madh në sasinë e materies së bardhë”, – tha Dr. Lisa Ronan nga Departamenti i Psikiatrisë në Universitetin e Kembrixhit, pas studimit. Sipas të dhënave të publikuara nga studimi, truri i një personi mbipeshë në moshën 50-vjeçare duket si ai i një personi 60-vjeçar me peshë normale. Studiuesit thanë se duhen bërë më shumë studime për të sqaruar se si ndikon obeziteti në tru.

Comments are closed.