Vuani nga artriti? Zbuloni pse aktiviteti fizik është thelbësor

51

Ushtrimet e forcës dhe ngritja e peshave të lehta janë gjithashtu të rëndësishme për muskujt, por nuk duhet të bëni ushtrime duke shënjestruar të njëjtin muskul dy ditë me radhë. Një program 3-ditor për çdo javë do ju vinte në ndihmë dhe do të përmirësonte lëvizjen

 

Aktiviteti fizik është i një rëndësie thelbësore për njerëzit që vuajnë nga artriti. Ai është i dobishëm sepse rrit forcën dhe fleksibilitetin, pakëson dhimbjet dhe lufton plogështinë që shkakton sëmundja. Njerëzit që vuajnë nga artriti shpesh i shmangen aktivitetit fizik për shkak të dhimbjeve dhe ngurtësimit të kyçeve, por ekspertët thonë se ata nuk kanë nevojë të kryejnë maratona të mirëfillta në të mirë të shëndetit. Sipas tyre, një aktivitet i moderuar fizik lehtëson dhimbjet dhe mirëmban një peshë të shëndetshme trupore. Ekspertët këshillojnë se nëse artriti kërcënon lëvizjen tuaj, aktiviteti fizik ju jep forcë të lëvizni. Aktiviteti fizik ndihmon në mirëmbajtjen e shëndetit pa lënduar kyçet. Aktiviteti fizik mundet të:

– Forcojë muskujt rreth kyçeve

– Të mirëmbajë dendësinë e kockave

– Të ofrojë më shumë energji për trupin,

– Të lehtësojë ardhjen e gjumit dhe ruajë cilësinë e tij

– T’ju ndihmojë të mbani peshën nën kontroll

– Të përmirësojë cilësinë e jetës

– Të rikthejë ekuilibrat.

Ruajtja e shëndetit të muskujve dhe indeve përreth kyçeve të inflamuara është thelbësore për kockat. Mungesa e aktivitetit fizik ka efekt dobësues për muskujt duke transferuar stresin tek kyçet. Ushtrimet më të mira për njerëzit që vuajnë nga artriti sipas ekspertëve, çdo mëngjes njerëzit mund të bëjnë lëvizje të thjeshta siç është ngritja e krahëve mbi kokë dhe lëvizja e shpatullave para dhe pas për t’i shtendosur ato.

Ushtrimet e forcës dhe ngritja e peshave të lehta janë gjithashtu të rëndësishme për muskujt, por nuk duhet të bëni ushtrime duke shënjestruar të njëjtin muskul dy ditë me radhë. Një program 3-ditor për çdo javë do ju vinte në ndihmë dhe do të përmirësonte lëvizjen. Aerobia është një aktivitet fizik i rekomanduar për njerëzit që vuajnë nga artriti. Veç aerobisë që mund të bëhet në 150 minuta çdo javë, njerëzit që vuajnë nga artriti duhet të praktikojnë çiklizmin, notin dhe ecjen.

Comments are closed.