Një adoleshente me këmbë shumë të gjata ka vuajtur prej vitesh nga bulizmi. Shokët e klasës e thërrisnin atë ‘përbindësh”, ndërsa sot ajo po zhvillon një karrierë si model. Aeva Andersson, 19 vjeçe kurrë nuk ka besuar se një ditë ëndrra e saj për të qenë modele do të bëhej realitet. Tashmë Eva ka nënshkruar një kontratë pune me agjencinë Models of Diversity.
Aeva tha se, shokët i shkatërruan besimin por tani e di lartësinë e saj dh është kjo që e bën atë të ndryshme – dhe arsyeja ajo u kontaktua nga agjencia e modës.
“Jam e kënaqur që kurrë nuk hoqa dorë nga shpresa për t’u bërë modele. Gjithmonë mbaj taka, sepse nuk më intereson nëse i trembe njerëzit më shumë. E di që nuk ka asgjë të frikshme për gjatësinë time. Në të gjitha fotografitë që kam bërë me shokët e shoqet e klasës isha më e gjata, si xhirafë. Kjo dukej shumë qesharake”, tha ajo.