Londër, 16 gusht – Në Britani janë arrestuar 10 persona të dyshuar për vrasjen e një polici në Berkshir, në pjesën juglindore të Anglisë, ndërsa me tyre ndodhet edhe një djalosh 13 vjeçar.
Kryeministri britanik Boris Xhonson publikoi në Tuiter se “është thellësisht i zhgënjyer dhe i tronditur” për shkak të vrasjes së policit Endrju Harper.
Harper është vrarë dje gjatë hetimit për rastin e një vjedhje. Policia ka arrestuar 10 të dyshuar, të moshës prej 13 deri në 30 vjet.
Lideri i Partisë Laburiste opozitare britanike, Xheremi Korbin theksoi se kjo vrasje e reflekton rritjen krimit të dhunshëm në Britani.
Xhonson në fillim të vitit paralajmëroi zgjerim të kapaciteteve të burgjeve për 10.000 vende në burgjet, ndërsa premtoi dhe se do t’i përforcojë forcat e policisë për 20.000 policë, por do të shqyrtohen edhe dënimet të cilat u shqiptohen kriminelëve.