Disa orë para fillimit të protestës në kufirin me Izraelin, forcat e sigurisë izraelite e kanë vrarë një palestinez, kumtoi Ministria e Shëndetësisë në Gazë, shkruan Alsat M, transmeton gazeta Koha.
Në kumtesë thuhet se 21-vjeçari Muhamed Sad është vrarë në një kamp në afërsi të rrethojës së kufirit. Tani për tani nuk ka koment nga Armata e Izraelit.
Vrasja ka ndodhur disa orë para fillimit të protestës së palestinezëve në kufirin me Izraelin, që mbahet rregullisht për një vit për shkak të bllokimit të Rripit të Gazës.