Është vrarë edhe një kosovar në luftën në Siri, duke çuar në 76 numrin e të vrarëve në konfliktin atje.
I vrari është Betim Ibrahimaj nga Komuna e Istogut. Lajmin për vrasjen e tij e ka dhënë bashkëshortja e Ibrahmajt e cila ishte së bashku me të në Siri.
Ajo përmes një bisede telefonike ka njoftuar prindërit e Ibrahimajt, se Betimi është vrarë.
“Gazeta Blic”, nga burimet e saj mëson se familja e Brahim Ibrahimajt me të marrë lajmin, ka hapur edhe të pamën e cila ka përfunduar gjatë javës së kaluar.
Lajmin për vrasjen e këtij kosovari, e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.
Zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha, tregoi se tashmë policia ka informacione për vrasjen e Betim Ibrahimajt, por për shkak të situatës në Siri, nuk kanë ende ndonjë dokumentacion.