Forcat filipinase të sigurimit sot e kanë vrarë liderin e grupit ekstremist i cili ka kryer shumë “sulme tragjike” ndaj civilëve, me qëllim për ta marrë mbështetjen e luftëtarëve të Shtetit Islamik në Irak dhe Siri, kumtuan autoritetet filipinase. Mohamad Xhafar Magid, themelues dhe lider i grupit Ansarull Hillafa, pak pas mesnate është vrarë në vendpushimin në ishullin jugor Mindanao, ndërsa me këtë rast janë arrestuar edhe tre bashkëpunëtorë të tij, kumtoi policia. “Ai ishte ndjekur për shkak të sulmeve me bombë. Ai grup shfrytëzon mjete të improvizuara shpërthyese, duke vrarë njerëz në festa lokale”, tha shefi i policisë lokale Sedrik Trejn. Sipas tij, grupi ekstremist filipinas në kampet e tyre vendos flamuj të Shtetit Islamik dhe dëshiron të njihet “Kalifati i vetëshpallur islamik”. Ansarull Hillafa është një prej grupeve më të dhunshme islamike të Mindanao, ku jeton një pakicë e konsiderueshme e myslimanëve filipinas dhe ku beteja separatiste prej disa dekadave mori jetën e më shumë se 120.000 njerëzve.