Meksikë, 2 janar – Guvernatori i shtetit Oahaka të Meksikës, Alehandro Murat e dënoi vrasjen e kryebashkiakut të Tlaksiakos, Alehandro Alarisio Stanjago që ndodhi menjëherë pas marrjes së detyrës.
Murat premtoi se do të zbatohet hetim i hollësishëm për rastin, duke shtuar se tashmë një është arrestuar. Në sulm janë lënduar edhe katër persona.
Sipas prokurorisë shtetërore, Santjago drejtpërdrejt para vrasjes ka dhënë betimin për funksionin e ri dhe është nisur për në seancë në komunë kur është vrarë nga një numër sulmues të panjohur.