Vritet kreu i njësisë administrative në Selenicë

Vritet me armë zjarri kreu i njësisë administrative në fshatin Kotë, të Selenicës.
Fatmir Hodo është qëlluara me çifte. Ngjarja mësohet të ketë ndodhur në një lokal të fshatit Kotë.

Autori dyshohet të jetë një djalë i ri.

Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Nga raportimet e para dyshohet për një konflikt të mëparshëm mes autorit dhe viktimës.

Autori A.D, rreth 43 vjeç pasi ka qëlluar për vdekje me çifte 64-vjeçarin është larguar. Autoritetet e kanë identifikuar dhe po punojnë për kapjen e tij.

Njoftimi i policise
Më datë 09.11.2018, rreth orës 14:55, në një lokal në fshatin Kotë, është qëlluar me armë gjahu shtetasi F.H, (Kryetar i Njësisë Administrative Kotë), i cili për pasojë ka ndërruar jetë .
Policia ka mbritur menjëherë në vendngjarje dhe ka identifikuar autorin e ngjarjes i cili dyshohet të jetë shtetasi A.D, rreth 43 vjeç nga fshati Gumenicë .
Forcat e policisë janë vënë në ndjekie të autorit, i cili pas ngjarjes ëhstë larguar menjeherë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen hetimet në lidhje me sqarimin e rrethanave dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes. (express)