Sot rreth orës 16:45 në plazhin “Akva Blu” me të cilën ka menaxhuar Dilaver Bojku janë dëgjuar të shtëna nga armë zjarri. Në Qendrën spitalore të Strugës me plagë zjarri në kokë është sjell Dilaver Bojku i cili pas një kohe të shkurtër ka ndërruar jetë. Bojku ishte në qendër të vëmendjes në vitin 2003, kur u arrestua për biznese të dyshimta.