Jerusalem, 12 nëntor – Së paku shtatë palestinez, mes tyre edhe komandanti lokal i Hamasit dhe një ushtarë izraelit janë vrarë në përleshjet e djeshme në pjesën jugore të Rripit të Gazës, njofton DPA duke u thirrur në deklaratat e personave zyrtar.
Përfaqësues zyrtar i Hamasit ka deklaruar se dhuna ka ndodhur pasi është shtënë në grup të armatosur nga një veturë në lëvizje, pronë e forcave të sigurisë izraelite. Forcat izraelite e kanë ndjekur grupin palestinez, ndërsa dëshmitarë okularë kanë thënë se aviacioni izraelit ka shtënë me 40 raketa në atë zonë.
Sipas personave mjekësor, shtatë persona janë vrarë, përfshirë edhe komandantin e Hamasit, Nur Baraka.
Kryeministri izrealit Benjamin Netanjahu e ka ndërpre vizitën në Paris dhe menjëherë është drejtuar drejt Izraelit për shpërthimit të dhunës përgjatë kufirit me Rripin e Gazës, ka bërë të ditur mbrëmë zëdhënësi i tij.
Si pasojë e dhunës, janë ndaluar ose riorientuar fluturimet nga aeroporti ndërkombëtar “Ben Gurion” që është në fushën e qitjeve të raketave ndaj ekstremistëve palestinez në Rripin e Gazës.