Një çift pakistanezësh që u martuan në Karachi kundër vullnetit të prindërve, u vranë dhe varrosën në një vend sekret. Vrasja e dyfishtë ndodhi disa ditë më parë, por doli në dritë vetëm sot, pas denoncimit të pronarit të shtëpisë që çifti kishte marrë me qira. Zëdhënësi i policisë Abid Baloch, ka konfirmuar se Hadi, 24 vjeç dhe Husna, 22 vjeçe u vranë nën akuzën e çnderimit të familjeve të tyre. Ata ishin martuar pa dakordësinë e prindërve të tyre. Trupi i vajzës ishte futur në një thes përpara se të varrosej, ndërsa trupi i djalit ende nuk është gjetur. Babai dhe njëri nga vëllezërit e nuses janë arratisur dhe po kërkohen nga policia për vrasje të dyfishtë. Sipas policisë, djali ishte i martuar më përpara dhe kishte 3 fëmijë, ndërsa vajza ishte zyrtarisht e fejuar me një tjetër. Ky është rasti i dytë që ndodh në Karachi kohët e fundit. Më herët një çift u martua pa aprovimin e prindërve. Ata u gjetën nga familjarët, u torturuan me goditje elektrike dhe u vranë në të njëjtin vend.