Vriten mbi 60 ekstremistë në Somali

4

Komanda afrikane e SHBA njoftoi sot se 62 anëtarë të grupit rebel ekstremist Al-Shabab u vranë në gjashtë sulme ajrore në Somali.

Sipas një deklarate të kësaj komande, ushtria amerikane kreu katër sulme më 15 dhjetor në të cilat 34 persona u vranë dhe tjetra, ku 28 u vranë, u krye më 16 dhjetor, njofton AP.

Asnjë civil nuk u plagos në sulme, sipas një deklarate, duke shtuar se ato u ekzekutuan në bashkëpunim të ngushtë me qeverinë somaleze.

Comments are closed.