Policia e Kosovës njofton se me datë 09.03.2018 në ora 01:10 stacioni policor në Malishevë ka marr informatë për një rast plagosje me armë zjarri në fshatin Plloçicë. Në njoftim thuhet se patrullat policore menjëherë kanë dal në vendin e ngjarjes dhe kanë konfirmuar se dy persona (vëllezër) në rrethana ende të pasqaruara janë plagosur me armë zjarri në afërsi të shtëpisë së tyre.
Të plagosurit fillimisht janë dërguar në QKMF-Malishevë ku është konstatuar vdekja e njërit nga viktimat ndërsa viktima e dytë ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në QKUK. Viktima janë: Sh.M, lindur më 1973 dhe B.M. lindur më 1984. “Të gjitha njësitë relevante policore përfshirë edhe prokurorin e shtetit kanë dal në vendin e ngjarjes dhe janë duke ndërmarr të gjitha masat e nevojshme policore për identifikimin dhe arrestimin e kryesve të mundshëm të veprës penale. Lidhur me motivet e mundshme të këtij akti kriminal deri më tani ato janë të panjohura”, thuhet në njoftimin e PK-së.