Dy protestues janë vrarë, ndërsa disa janë lënduar sot në qytetin Miçina të Mianmarit në veri të vendit, kur policia ka gjuajtur ndaj njerëzve të cilët kanë protestuar, transmetojnë agjencitë botërore.
Demonstrantët në Mianmar protestojnë çdo ditë pas grusht- shtetit dhe rrëzimit të qeverisë së kryeministres Aung San Su Çi nga 1 shkurti e cila është arrestuar bashkë me disa anëtarë të qeverisë.
Deri tani më shumë se 50 persona janë vrarë në demonstratat në Mianmar.