Kabul, 6 shkurt – Dy gazetarë janë vrarë nga dy persona të armatosur të cilët kanë hyrë në radion private Hamsada, në provincën afgane Takhar.
Incidenti ka ndodhur dje, kur personat e armatosur kanë hyrë në radio dhe kanë filluar të gjuajnë mbi gazetarët të cilët mbanin emision, raporton gazeta KOHA.
Për sulmin ende askush nuk e ka marrë përgjegjësinë.
Ky është sulmi i dytë mbi gazetarë sivjet në Afganistan. (koha.mk)