Bamako, 13 tetor – Të paktën 12 ushtarë janë vrarë në një sulm në pjesën qendrore të Malit, afër kufirit me Burkina Faso, kumtoi Armata.
Është sulmuar pozicioni ushtarak në kurthin në Sokura, ku ushtarët u vranë në shpërthimin e improvizuar të bombës.
Armata gjithashtu thekson edhe se “janë vrarë nëntë terroristë”.
Pjesa qendrore e Malit ka qenë shënjestër e shpeshtë e dhunës, veçanërisht nga viti 2015, kur u shfaq grupi xhihadist i udhëhequr nga një anëtar i bashkësisë etnike Fulani.