Njëmbëdhjetë persona janë vrarë, ndërsa një është plagosur në një bar në qytetin Belem, në Braziin verior, lajmëruan mediat lokale.
Sulmues të armatosur të cilët kanë mbajtur maska në fytyrë kanë mbërritur deri te bari në lagjen Guama me motorë dhe makina dhe kanë vrarë gjashtë gra dhe pesë burra.
Nuk ka të dhëna për motivin e sulmit dhe se ende nuk ka të arrestuar.
Lagjja Guama, ku është kryer vrasja, është njëra ndër shtatë qytetet më të banuara në qytetin Belem, ku në mars, në suaza të rritjes së masave të sigurisë, ishin sistemuar edhe ushtarë.(koha.mk)