Xhakomo Vrioni ka fituar besimin e trajnerit të Juventusit, Andre Pirlo. Pasi debutoi me ekipin e parë të në ndeshjen e fundit të kampionatit të shkuar ndaj Romës, ku u aktivizua 12 minuta, sulmuesit të Kombëtares shqiptare, ju besua sërish në përballjen e sotme ndaj Veronës, të vlefshme për javën e 5 të Serisë A. 22-vjeçari u hodh në fushë në minutën e 90, duke zëvendësuar mesfushorin Ramsej, teksa “luftoi” 7 minuta, si partner sulmi së bashku me Moratën dhe Dibalën, por pa mundur të ndryshojnë rezultatin 1-1. Hapa tepër pozitive këto për sulmuesin e Kombëtares, pavarësisht minutazhit të pakët. Aktivizimi me kampionët absolut të Italisë, është një ëndërr për çdo futbollist të ri.