Ka vrarë veten në burg një nga dy personat arabë, i arrestuar dhe i dyshuar si bashkëpunëtor i vrasjes së gazetarit Jamal Khashoggi.
Viktima që kreu vetëvrasje u arrestua së bashku me të dyshuarin e dytë 10 ditë më parë, ndërsa sipas autoriteteve turke ishte i dyshuar për “spiunazh politik dhe ushtarak”.
Dyshohet se viktima bënte spiunazh për llogari të Emirateve të Bashkuara Arabe.
Ai u gjet i vetëvarur në qelinë e tij në burgun Silivri në periferi të Stambollit të dielën.
Vrasja e gazetarit mbetet e pazbardhur plotësisht. /noa